HomeAktualitetDebat

Basha të enjten mbledh Kryesinë, prezanton “prurjen” e re Genc Ruli dhe formulën e zgjedhjes së kandidatëve

Basha të enjten mbledh Kryesinë, prezanton “prurjen” e re Genc Ruli dhe formulën e zgjedhjes së kandidatëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me lëvizjet në kampin opozitar. Dosja.al mëson se Basha ditën e enjte në orën 11:00, do të zhvillojë një takim me kryesinë e PD.

Në fokus të diskutimeve do të jetë formula dhe fushata që të do të zhvillohet për zgjedhjen e deputetëve dhe emrave për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Deri tani mësohet se do jetë anëtarësia ajo që do të propozojë emrat në listën e deputetëve, por detajet nuk janë mësuar akoma.

Më herët është raportuar see kreu i PD, ka nisur dhe hapjen e partisë duke ftuar Genc Rulin që të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve.

Ruli ka qenë një nga figurat e vjetra të PD që u largua nga postet që mbante në parti pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, por pak kohë më parë ai u riafrua në selinë blu.

Me sa duket ne kete mbledhje, Basha do te prezantoje “prurjen” e re, fryt i hapjes se PD, Genc Rulin dhe t’i jape frenat per perzgjedhjen e kandidateve.