HomeAktualitetDebat

Basha të “shkrinë gazit”: Rama na e ka sjellë në majë të hundës me rritjen e çmimeve të ushqimeve! Qeveria ime e 25 Prillit do i uli të gjitha edhe çmimet edhe taksat dhe ….lugë floriri

Basha të “shkrinë gazit”: Rama na e ka sjellë në majë të hundës me rritjen e çmimeve të ushqimeve! Qeveria ime e 25 Prillit do i uli të gjitha edhe çmimet edhe taksat dhe ….lugë floriri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook” kla publikuar raportin e Eurostat, që shprehet se Shqipëria është e treta në Europë për rritje të çmimeve gjatë pandemisë.

Basha thekson se shqiptarëve iu rriten çmimet përditë, jetesa bëhet e vështirë, ndërsa Rama ka dështuar në 7 vjet qeverisje.

Postimi i Bashës:

Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë!

Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.