HomeAktualitetDebat

Basha “tur” atje ku gënjehen më lehtë Kukës, Dibër, Mat e Bulqizë! Xhelal Mziu: Pjesëmarrje madhështore, fati i Shqipërisë varet nga unë dhe Luli!

Basha “tur” atje ku gënjehen më lehtë Kukës, Dibër, Mat e Bulqizë! Xhelal Mziu: Pjesëmarrje madhështore, fati i Shqipërisë varet nga unë dhe Luli!

Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha vizitoi sot qytetin e Dibrës, ku dhe u prit nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish.

Takimet e kryedemokratit po zhvillohen në kuadër të fushatës që po bën për të mbajtur postin e kreut të PD-së, me zgjedhjet që do të zhvillohen në 13 qershor të këtij viti.

Ndërkohë deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga qarku i Dibrës, Xhelal Mziu ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi i sotëm, teksa e konsideron një pritje madhështore dhe një mbështetje të madhe nga qytetarët dibranë.

“Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne”, shkruan ndër të tjera Mziu në Facebook.

Postimi i plotë i Mziut!

Pritje madhështore z. Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës!

Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi Dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë.

Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne.

Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët!

Fati i Shqiprise ne dorën e dy personave mediokër dhe me vepra penale në kurriz nuk ëshjtë fati i Dibrës as i Kuksit as i Matit dhe as i Bulqizëz që kanë dërguar ne parlament xhelalnat me shokë për turp dhe faqe të zezë që përfaqësohesh nga këto klloun.