HomeAktualitetDebat

Basha u qahet “kazanxhive” TPZ: Më latë vetëm180 ditë poshtë çadrës, ndaj u ula në prehrin e Ramës…nga lodhja!

Basha u qahet “kazanxhive” TPZ: Më latë vetëm180 ditë poshtë çadrës, ndaj u ula në prehrin e Ramës…nga lodhja!

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” kryedemokrati Basha është kapur në debat me gazetarin Andi Bushati.Në një moment gazetari i ka kujtuar Bashës kohën kur qëndruan në çadër, ndërsa kryedemokrati i është kthyer menjëherë duke i thënë se qëndruan në çadër 180 ditë e netë, ndërsa ai (gazetari) e la vetëm.

“Më latë vetëm në çadër. Ku isha unë kur ngjiresha. 180 ditë e netë qëndruam në çadër dhe ju në fund më latë vetëm. Nuk e tradhtova kauzën e gjedhjeve të lira”, u shpreh Basha.

Ndërsa gazetari io është përgjigjur duke i thënë “Meqë ne të lamë vetëm ti shkove në prehrin e Edi Ramës”, ndërsa Basha i është kundërpërgjigjur ” Nuk shkova në prehrin e tij, por ju merreshit sa militantë më erdhën mua në cadër.”

DEBATI:

Basha: Më latë vetëm në çadër. Ku ishit ju kur unë ngjiresha. 180 ditë e netë, dhe në fund më latë vetëm. Nuk e tradhtova kauzën e zgjedhjeve të lira, më braktisët.

Bushati: Dhe shkove në prehrin e Edi Ramës.

Basha: Nuk shkova në prehrin e tij, por ju merreshit sa militantë më erdhën mua në cadër.