HomeAktualitet

Bashkë para zyrës së Ramës, Meta në “siklet” nga media, ikën dhe lë në protestë Berishën

Bashkë para zyrës së Ramës, Meta në “siklet” nga media, ikën dhe lë në protestë Berishën

Shfaqja e tyre e parë publike krah për krah para zyrës së kryeministrit Rama nuk kaloi pa vëmendjen e medies.

Sali Berisha dhe Ilir Meta qëndruan për pak minuta mes protestuesve para kryeministrisë, por Meta u përshëndet me Berishën shpejt dhe u larguar duke dhënë këtë koment:

“Jemi bashkuar me qytetarë dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”.

Ndërkohë Berisha me deputetët e tij demokratë vijoi të qëndrojë edhe pak minuta mes protestuesve por më pas u largua.