HomeKronike

Bashkëshortja me urdhër mbrojtje! Detaje nga vetëvrasja e babait të dy fëmijëve: Si e shtynë problemet në familje t’i japë fund jetës?

Bashkëshortja me urdhër mbrojtje! Detaje nga vetëvrasja e babait të dy fëmijëve: Si e shtynë problemet në familje t’i japë fund jetës?

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, brenda mjetit të tij në Fier.

Burime thanë se viktima kishte probleme në familje dhe bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Sipas burimeve, kohët e fundit ai ka shfaqur shenja të depresionit, çka dyshohet edhe të jetë bërë shkak për veprimin e rëndë që ai ka ndërmarrë, duke i dhënë fund jetës.

Betim Kastrati punonte si shofer i drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit dhe banonte në zonën e Kamëz.

38-vjeçari u gjend pa shenja jete brenda makinës në afërsi të rreth rrotullimit të Kolonjës, në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

“Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informoi policia.