HomeAktualitetDebat

Baton Haxhiu paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri! Basha në pushtet …vetëm nëse bënë Rama koalicion të madh

Baton Haxhiu paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri! Basha në pushtet …vetëm nëse  bënë Rama koalicion të madh

Analisti i njohur Baton Haxhiu është pyetur nëse kryeministri Rama po luan për një mandat të katërt.

Ai tha se nuk po ndodh një gjë e tillë. Sipas tij Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri.

“Jo, nuk po luan. Shpresoj që Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri. Prova e parë e një gjenerate të re politike besoj do jenë me zgjedhjet bashkiake, nuk besoj që do ta kenë mandatin e rregullt.

Nuk besoj që Rama ka nevojë për një mandat të katërt, nuk e di se çfarë ka ide ai, analiza ime është që qendra (elektorati i pavendosur) është sforcuar, ka nevojë për një figurë të re. E vetmja mundësi për të ardh Lul Basha në pushtet është me Edi Ramën. Më e mira për Shqipërinë është një koalicion i madh.

Nëse elektorati i pabindur nuk del në zgjedhje, fitorja e Ramës do të ishte shumë e madhe. Ata që janë të papërcaktuar nuk e duan Ilirin fare, një gjeneratë e re me sondazhe nuk e njeh kush është Shpëtim Idrizi ”, tha gazetari Baton Haxhiu në Zonë e Lirë.