HomeAktualitetDebat

Baton Haxhiu zbulon prapaskenat, tregon si nisi përplasja me Sali Berishën: Është njeri i fëlliqur

Baton Haxhiu zbulon prapaskenat, tregon si nisi përplasja me Sali Berishën: Është njeri i fëlliqur

Gazetari kosovar, Baton Haxhiu, ka deklaruar se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është i pamëshirshëm dhe i fëlliqur në diskursin publik.

Baton Haxhiu tregoi se përplasja me ish-kryeministrin shqiptar ka nisur pas një ligjërate në UET, ku gazetari kishte thënë se Berisha s’mund të flasë për varfërinë pasi nusja e djalit të tij publikon foto nga plazhet më të shtrenjta, ku s’shkon dot as Beyonce.

“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, tha ai.