HomeAktualitetKryesore

Batuta e Ngjelës: Berisha donte të sabotonte 8 qershorin me “zgjedhoren”! Rama pranoi dhe PD ngeli me “karrotë në gojë”

Batuta e Ngjelës: Berisha donte të sabotonte 8 qershorin me “zgjedhoren”! Rama pranoi dhe PD ngeli me “karrotë në gojë”

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, përshëndeti këtë të hënë marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore duke thënë se është një hap drejt integrimit në BE.

Në analizën e mbrëmjes, avokati Spartak Ngjela shprehet se ky ishte qëllimi i ndërkombëtarëve në Shqipëri të cilët morën pjesë në këtë proces.

Ai i qëndron mendimit se PD, me ish-kryeministrin Berisha nuk duan integrimin e Shqipërisë në Europë ndaj i vendosën kushte Ramës, por ky i fundit i pranoi.

Me batutë, Ngjela shprehet se PD mbeti me “karrotë në gojë” dhe nuk mund të fliste. “Palët ndërkombëtare që ishin këtu, këtë kishin parasysh.

Por PD, Berisha donte të sabotonte 8 qershorin dhe vuri një kamion të tërë me kushte të reja që të mos pranonte Rama.

Amerika e bindi ODIHR dhe BE që lëri këto të kalojnë kohën, këta që nuk duan anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shenjat janë që binde Ramën por ai ua pranoi të gjitha.

Duke ua pranuar të gjitha, këtyre u ngeli karrota në gojë. Nuk flisnin dot. E lanë dhe nja dy ditë por e firmosën. Nuk donin reformë. Jo në funksion të zgjedhjeve por 8 qershorit.

Të dy palët politike të korruptuara në Shqipëri nuk e duan afrimin me BE dhe krijimin e kushteve normale. Ato do të vinë vetë këtu për të kontrolluar procesin.

Nuk janë për futjen e Shqipërisë në BE. E para është që i kap reforma e BE-së. E dyta është që nuk dihet se kush i paguan këta, jan armiq të Shqipërisë. Janë blerë të gjithë.

Kanë 100 vjet që blihen nga fqinjët armiqësor. Unë di çfarë krijoi politika amerikane. Politika amerikane bindi politikën e BE-së duke u thënë pranoini ashtu siç duan ata. Por ama morëm firmën.

Të shohim se çfarë do ndodhë në vijim. Jam i sigurt për këtë sepse kërkesat që bënin ata ishin pa sens. Nuk ishin për votën e lirë. Ishin që Rama të thotë jo. Rama i tha po. Saliu do mundi politikën e Uashingtonit me dy shtatat”, deklaron Ngjela per Ora news.