HomeAktualitetKryesore

“Baypass-i” i Fierit dhe Vlorës/ Rama publikon projektet: Ja kur hapet traseja!

“Baypass-i” i Fierit dhe Vlorës/ Rama publikon projektet: Ja kur hapet traseja!

Nje dite pas Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi përmbylljen e procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës, kryeministri Rama ka nxjerre pjese nga projektet.

Sipas Rames, për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

Postimi i Rames:

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë ?

Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik?

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues:

Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.