HomeSport

Bazeli fiton në Manchester, por City siguron çerekfinalet falë 4 golave në sfidën parë (Video)

Bazeli fiton në Manchester, por City siguron çerekfinalet falë 4 golave në sfidën parë (Video)

Manchester City është mundur në shtëpi nga Bazel me shifrat 1-2 në ndeshjen e kthimit por ka siguruar çerekfinalet e “Champions League” falë fitores së thellë 4-0 në Zvicër.

Manchester City shënoi i pari pas tetë minutash lojë me anë të Gabriel Jesus, pas pasimit të Bernardo Silva. Ky ishte goli i parë për brazilianin në 13 ndeshjet e fundit. Për herë të fundi ai kishte tundur rrjetën në muajin nëntor.

Guardiola la pushim disa titullarë dhe kjo i dha mundësinë e aktivizimit Phil Foden, i cili me 17 vjeç e 282 ditë bëhet futbollisti më i ri anglez që ka luajtur në një ndeshje me eliminim direkt në Champions League.

Gjithsesi, kur u mbush çerekore lojë Mohamed Elyounoussi vuri baraspeshën për miqtë nga Zvicra. Në pjesën e dytë, Basel u largua me kokën lart nga ky edicion i Champions League duke gjetur edhe golin e fitores me anë të Michael Lang.

City së bashku me Juventusin janë dy skuadrat e tjera që kalojnë më tej në “Champions League” në mbrëmjen e sotme.

FT Manchester City 1-2 Bazel

Komneti i ndeshjes

72′ Bazel ka kaluar në avantazh në Manchester. lang ka shënuar

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

17′ Bazeli rikthen barspeshën pas 9 minutash. Për zviceranët realizon Elyounoussi


8′ I kanë mjaftuar pak minuta Manchester City-t për të shënuar. Gabriel Jesus zhbllokon shifrat


1′ Nis sfida në Etihad

(e.k/BalkanWeb)