HomeDebatBota

BE e shqetësuar: Vendimi i SHBA-së për naftën ruse ndikon në sigurinë evropiane

BE e shqetësuar: Vendimi i SHBA-së për naftën ruse ndikon në sigurinë evropiane

BE ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet të blejnë naftë ruse që janë aktualisht të ngarkuara në anije në det.

Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se ky është një vendim shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane.

“Vendimi i njëanshëm i SHBA-së për të hequr sanksionet mbi eksportet e naftës ruse është thellësisht shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane. Rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë është thelbësore që ajo të bjerë dakord për negociata serioze për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dobësimi i sanksioneve rrit burimet në dispozicion të Rusisë për të zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës”, shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në X.