HomeAktualitetBota

BE jep lajmin e rëndësishëm: Pacientët e prekur nga virusi do kenë mundësi të transferohen

BE jep lajmin e rëndësishëm: Pacientët e prekur nga virusi do kenë mundësi të transferohen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ekzekutivi i BE kishte vënë në dispozicion 220 milionë euro për të transferuar pacientët me COVID-19 përtej kufijve.

Liderët e BE-së ranë dakord të koordinojnë më mirë përpjekjet për të luftuar virusin, pasi numri i të infektuarve në Evropë tejkaloi 10 milionë, duke e bërë sërish kontinentin epiqendrën e pandemisë.

Vendet e BE duan të shmangin përçarjet në blloku çka u vu re në fillim të pandemisë, kur shtetet garuan me njëri-tjetrin për të blerë pajisje mjekësore.

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se udhëheqësit e BE-së u angazhuan për një shpërndarje të drejtë të vaksinave, ndërsa Von der Leyen theksoi se shpërndarja do të bëhet në bazë të popullsisë së çdo shteti.