HomeAktualitet

“BE ka shumë për të humbur nëse nuk i hapin negociatat Shqipërisë”, Rama falenderon ministrin gjerman

“BE ka shumë për të humbur nëse nuk i hapin negociatat Shqipërisë”, Rama falenderon ministrin gjerman

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e ministrit gjerman Michael Roth i cili ka apeluar që Shqipërisë t’i çelen negociatat.

Ndër të tjera, Roth gjykonte se BE dhe Gjermania kanë shumë për të humbur nëse bllokojnë integrimin e Shqipërisë.

“Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth

Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ne duhet të mbeshtetemi në fakte dhe në ndershmëri.

BE dhe Gjermania kanë shumë për të humbur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.