HomeDiaspora

BE liberalizon vizat për Kosovën? Ja vendimi sipas burimeve

BE liberalizon vizat për Kosovën? Ja vendimi sipas burimeve

Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Ky raport pritet të dëshmojë nëse Kosova i ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Burime të “Indeksonline”, të afërta me ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë bëjnë të ditur se raporti do të jetë pozitiv.

Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit”, thonë burimet.

Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shengenit.