HomeDosja X

Becchetti, 12 vite burg: Gjykata e Apelit dënon biznesmenin, akuzë për 4 vepra penale

Becchetti, 12 vite burg: Gjykata e Apelit dënon biznesmenin, akuzë për 4 vepra penale

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që në shkurt të vitit 2022 e dënoi me 17 vite burg.

Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.

Ishin avokatët e Bechetit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë që e dënimin biznesmenin italian me 17 vite burg nën akuzën se ai përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.