HomeAktualitet

Befason kryeministri Rama, ‘shfaqet’ pranë Fatos Nanos: Ndjese që në këtë mëngjes…

Pak orë nga nisja e Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto teksa gjendet në selinë rozë.

Në sfond, teksa ai zbret shkallët e PS-së, shfaqet dhe ish-kryesocialisti, Fatos Nano. Kreu i qeverisë iu ka kërkuar ndjesë ndjekësve të tij në rrjetet sociale se i zgjon herët në këtë ditë pushimi.

“MIRËMËNGJES

dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PSe ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë”, thotë Rama