HomeAktualitetDebat

“Belbëzon” analisti Agron Gjermarkaj para pyetjes së Eni Vasilit: Ju mendoni se Lleshaj duhet të jap dorëheqjen por Basha duhet të bëhet kryeministër pas “21 Janarit”

“Belbëzon” analisti Agron Gjermarkaj para pyetjes së Eni Vasilit: Ju mendoni se Lleshaj duhet të jap dorëheqjen por Basha duhet të bëhet kryeministër pas “21 Janarit”

Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë se Lulzim Basha duhej të jepte dorëheqjen për 4 v.rasjet e 21 janarit, kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Gjekmarkaj: Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Eni Vasili: Atëherë kam një pyetje. Ju mendoni se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen se u v.ra një person, ndërsa Basha duhet të bëhet kryeministër edhe pse në Bulevard u v.ranë 4 persona?

Gjekmarkaj: Një gazetare profesioniste si ju nuk duhet ta bëjë këtë pyetje.

Vasili: Ju jeni mbështetës i Bashës.

Gjekmarkaj: Jam i opozitës. Në atë kohë kam qenë në një profesion tjetër.

Vasili: Duhet të jepte dhe Basha dorëheqjen?

Gjekmarkaj: Po duhet të kishte dhënë dorëheqjen Basha. Mendon se më intimidon se nuk jap përgjigjen.

Vasili: Ishte një pyetje

Gjekmarkaj: Tema ishte tjetër…

Vasili: Tema është v.rasja e një njeriu të pafajshëm.