HomeAktualitetDebat

Beleri në Athinë për të lobuar kundër Shqipërisë, Athina i kërkon llogari shtetit tonë, pse nuk kandidon një i dënuar me vendim gjykate?!

Beleri në Athinë për të lobuar kundër Shqipërisë, Athina i kërkon llogari shtetit tonë, pse nuk kandidon një i dënuar me vendim gjykate?!

Ministria e Jashtme greke ka publikuar një reagim lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 30 qershorit të Fredi Belerit.

Beleri është gjetur në shkelje të ligjit të dek.riminalizimit, për shkak se rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për a.rmëmbajtje pa leje, por edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006 për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues.

Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore.

Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Vetë Beleri ndodhet në Athinë me Vangjel Dulen, për të lobuar kundër Shqipërisë.