HomeAktualitetDebat

Berisha akuzoi policinë për ngjarjen në Bularat, Rama: Sa shumë i dha Shqipëria këtij pisi që vendos pullë të kuqe për çdo gjë

Berisha akuzoi policinë për ngjarjen në Bularat, Rama: Sa shumë i dha Shqipëria këtij pisi që vendos pullë të kuqe për çdo gjë

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “pisllëk” deklaratën e Sali Berishës lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës ku një ekstremist mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë.

“Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë?

Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët?”, shkruan Rama.