HomeAktualitet

Berisha bënë “zbulimin” e madh”: Rama fajtor për luftën në Ukrainë! Po mbështet vrasësit dhe përdhunuesit rus

Berisha bënë “zbulimin” e madh”: Rama fajtor për luftën në Ukrainë! Po mbështet vrasësit dhe përdhunuesit rus

Sali Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Rama për luftën në Ukrainë.

Ai thotë se shefi i qeverisë po motivon luftëtarët rusë.

“Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë ata që e duan lirinë dhe besojnë te vlerat e saj. Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në këtë parlament për ndihma konkrete të gjithanshme ndaj këtij kombi.

Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, OKB ka dhënë ndihmesën e vet. Ajo që na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar.

Në njërën anë votohej për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur që i hap rrugë hegjenomisë serbe, influencës ruse në rajon.

Shpallja e ftesës së Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri.

Imagjinoni, vrasës, përdhunues…pasi kryejnë masakra të vinë e të dynden në plazhet tona për të marrë veten. Kjo ishte fyerje e rëndë për Shqipërinë.”