HomeAktualitetDebat

Berisha dhe Lapaj sherr për rrëzimin e Ramës! Lapaj: Unë do e rrëzoj me 17 Janar?! Berisha unë me 24 Janar! Rama në heshtje: Merrni shkumë se është e shtunë

Berisha dhe Lapaj sherr për rrëzimin e Ramës! Lapaj: Unë do e rrëzoj me 17 Janar?! Berisha unë me 24 Janar! Rama në heshtje: Merrni shkumë se është e shtunë

Pas thirrjes së Sali Berishës, edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e një proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

“Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!

Kundër hajdutërisë;
Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;
Kundër largimit nga atdheu;

Për dorëheqjen e Edi Ramës!

Shpërndaje njoftimin!”, shkruan Adriatik Lapaj.

Ndërkohë po ditën e sotme edhe Sali Berisha vendosi të thërrasë një protestë, por me datë 24 janar duke deklaruar se data 24 Janar ështe dita e fundit e Ramës në atë zyrë, ku 15 vjet më parë poshtë asaj dritareje ish kryeministri me 21 Janar 2011 masakroj deri në vrasje protestuesit.

Ndërsa Rama i sigurtë që ketyre kercenimeve të një sharlatani që e kanë nxjerr në rrugë për të bër humor politik, si Tik Lapaj dhe një vrasësi të skeduar në vite si Sali Berisha u jep përgjigjie tipike alla Rama… kur të vini merrni edhe shkumë me vete të dy, sepse kam berber plot, por nuk punojnë të shtunën.