HomeAktualitet

Berisha dhe Meta bllokojnë për herë të fundit Byronë e Hetimit të ndihmuar nga shokët e Llallës, tmerr nga burgu dhe sekuestrimi i pasurive

Berisha dhe Meta bllokojnë për herë të fundit Byronë e Hetimit të ndihmuar nga shokët e Llallës, tmerr nga burgu dhe sekuestrimi i pasurive

Sali Berisha dhe Ilir Meta, me anë të prokurorëve të korruptuar dhe shokëve të Adriatik Llallës në Prokurori, po bllokojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Me largimin e ambasadorit të SHBA, Donlad Lu, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bllokuar për herë të fundit procedurat për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Byroja është një organ i kërkuar nga amerikanët dhe gjermanët për të shkatërruar kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, duke u hetuar të gjithë për veprimtarinë kriminale, mafioze dhe antikombëtare që në vitin 1991, duke i çuar me pranga para gjykatave speciale dhe konfiskuar pasuritë.

Disa ditë pasi amerikanët gjetën dy gjyqtarë të guximshëm për të kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Sali Berisha dhe Ilir Meta, me anë të prokurorëve të korruptuar dhe shokëve të Adriatik Llallës në Prokurori, po bllokojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për të mos lejuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ngritjen e Byrosë së Hetimit nuk e ndal asgjë, por Meta dhe Berisha synojnë ta vonojnë sa të munden, me shpresën se mund të ndodhë ndonjë katastrofë, amnisti e madhe apo destabilizim dhe të shpëtojnë./Pamfleti