HomeAktualitetDebat

Berisha fillon hakmarrjen me diplomaci: Pranë vetes vetëm Mulin, Bardhin e “degdis” në fund të sallës

Berisha fillon hakmarrjen me diplomaci: Pranë vetes vetëm Mulin,  Bardhin e “degdis” në fund të sallës

Sali Berisha, pavarësisht “bashkimit”, vështirë se ia fal Gazment Bardhin betejën e egër dy vjeçare që patën bashkë dhe sidomos deklaratat e forta të tij, veçanërisht në drejtim të të birit, Shkëlzen Berisha.

Dhe menjëherë pas kthimit në PD, pas daljes nga arresti shtëpiak, ka marrë “masën” e parë.

Në mbledhjen që ka zhvilluar me drejtuesit, Gaz Bardhi është spostuar nga fundi, edhe pse është kryetar i Grupit Parlamentar.

Berisha ka mbajtur krah vetes, vetëm besnikun Flamur Noka.