HomeAktualitetDebat

Berisha flet përçartë nga mosha apo nuk e njeh vetveten: Dash Sula ka bërë tradhti të lartë!

Berisha flet përçartë nga mosha apo nuk e njeh vetveten: Dash Sula ka bërë tradhti të lartë!

Sali Berisha ka komentuar emërimin e Dash Sulës si kryeinspektor i përgjithshëm

I pyetur për emërimin e ish-deputetit të PD, Sali Berisha u shpreh se kjo quhet tradhti e lartë.

“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë.

Të tradhtosh ti ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, por të mbështesin si shpresë për ta dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapin flamurin e zezë të Ramës ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, tha Berisha i cili akuzohet nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, duke u dekoruar me medaljen “non grata” dhe ka një përballje të gjatë për shumë krime me drejtësinë.

Por ndoshta e ka nga pleqëria dhe tashmë i falet motivi që përse nuk e njeh veten.