HomeAktualitet

Berisha: Fredi Beleri bën mirë që thotë jam grek! Edhe Vangjel Dule është grek krenar, Rama i’u vërsul me urrejtje kur e ka pasur në koalicion

Berisha: Fredi Beleri bën mirë që thotë jam grek! Edhe Vangjel Dule është grek krenar, Rama i’u vërsul me urrejtje kur e ka pasur në koalicion

Sali Berisha ka folur për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit dhe komenton deklaratat e tij duke thënë se bën mirë që pranon se është grek.

Të njëjtën thotë edhe për Vangjel Dulen, për të cilin u shpreh se Rama iu vërsul me urrejtje ndërsa ka bashkëpunuar me të në zgjedhjet e shkuara.

“Që Fredi Beleri thotë jam grek, bën mirë se është grek. Ne jemi vend i lirë dhe cdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar. Një nga momentet që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës.

U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul me një urrejtje të papërmbajtur si grek. Unë i thashë ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, s’mund ta fyesh.

Pse ja bëri? E kishte patur kushedi sa herë në koalicion dhe pse ta fyente. Vangjel Dule është grek krenar.

Unë i them ji krenar me identitetin tënd. Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.