HomeAktualitet

Berisha i kyçur brenda, Paloku entuziast: Të paktën gjetëm vend ku të pimë kafe, se në PD nuk na vinte njeri

Berisha i kyçur brenda, Paloku entuziast: Të paktën gjetëm vend ku të pimë kafe, se në PD nuk na vinte njeri

Edi Paloka është shfaqur entuziast për kyçjen e Sali Berishës në shtëpi.

Kjo, pasi sipas tij, tani po mbledhin njerëz, ndryshe nga më parë, kur nuk iu shkonte njeri në selinë e PD.

Ai thotë se kanë gjetur vend ku mund të pinë kafe.

Të jem i sinqertë, bashkë me kolegët e tjerë, shpesh mendonim se si ta bënim selinë e PD-së më “atraktive”, ku demokratët dhe jo vetëm, të mblidheshin më të shumtë e rregullisht.

Edhe këtë “problem” na e zgjidhi Edvini. Tani, demokratë e qytetarë të thjesht e dinë ku të mblidhen e të takohen. Sikur edhe për të pirë kafen e zakonshme, tani mund të thonë: “Po shkojmë të pimë kafe me Sali Berishën””, shkruan Paloka, edhe pse siç është parë, edhe në kafe nuk iu shkojnë më shumë se 20 veta.