HomeAktualitetDebat

Berisha “i kyçur” në seli, Tabaku flet broçkulla “justifikon” pjesëmarrjen qesharake: Nuk ka nisur akoma, njerëzit janë të acaruar

Berisha “i kyçur” në seli, Tabaku flet broçkulla “justifikon” pjesëmarrjen qesharake: Nuk ka nisur akoma, njerëzit janë të acaruar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është e para nga demokratët e cila iu është bashkuar qytetarëve të cilët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Në një fjalë të shkurtër për mediat, Tabaku theksoi se qytetarët shqiptarë këtë të hënë duhet të dalin për familjen e tyre, dhe jo për Partinë Demokratike. E pyetur lidhur me pjesëmarrjen, e cila vlen të theksohet që është e pakët, ndryshe nga protestat e tjera të Berishës, Tabaku u justifikua duke thënë që “nuk ka filluar akoma”.

“Do ketë disa fjalime politike dhe jo vetëm dhe pastaj fjalë ne kanë qytetarët. Le ti mos i paraprijmë protestës. Kjo është protestë e qytetarëve.

Nuk ka filluar akoma, njerëzit janë edhe të acaruar, nuk kanë filluar akoma, por megjithatë është e mirë”, tha Tabaku, ndërkohë që Sali Berisha, ndonëse ora zyrtare e kësaj proteste ka kaluar është “mbyllur” në seli dhe deri më tani nuk iu është bashkuar qytetarëve.