HomeAktualitetDebat

Berisha i tregon vendin Nokës: Nuk është ai figura “Numër 2” e PD-së!

Berisha i tregon vendin Nokës: Nuk është ai figura “Numër 2” e PD-së!

I ftuar në studio e “Syri tv” Sali Berisha, gazetari Peka iu drejtua duke i thënë se:

“Edhe kundërshtari juaj më i madh nuk iu ka akuzuar se Berisha nuk është intelektual, pasi Sali Berisha intelektualisht qëndron lart.

Beteja në PD, në 35 vite, përjashto kur nuk je marrë me drejtimin, është bërë për “Dyshin”, jo për “Njëshin”. Dhe “Dyshi” i PD-së, nga Neritan Ceka tek Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Bamir Topi, nuk kanë pasur kërcitje të madhe intelektuale me “Njëshin”, ndërsa sot kërcitja intelektuale mes “Njëshit” dhe “Dyshit” është kaq e madhe, sa këtyre i’u jep të drejtë për të folur”, tha Peka.

Berisha e shmangu përgjigjen për Nokën, por megjithatë ia tregoi vendin që mbanë si Sekretari i Përgjithshëm. Ai u shprehur se janë Nënkryetarët e PD-së numrat dy dhe se në fushat e tyre janë intelektualë.