HomeAktualitet

Berisha i vërsul Flamur Nokën gazetarëve pasi shqyen dyert e PD: Urgjent, dilni përjashta!

Berisha i vërsul Flamur Nokën gazetarëve pasi shqyen dyert e PD: Urgjent, dilni përjashta!

Sali Berisha eshte futur në selinë e PD-së i shoqeruar nga nje grup guerlisash qe i mban me vete ne raste te ngjashme.

Teksa mbërritën në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Berisha ka nxjerre ne krye deputetin Flamur Noka i cili eshte perplasur fillimisht me median.

Ai ka kerkuaer qe te nxjerre perjashta gazetaret dhe operatoret e pranishem ne seli per te raportuar zhvillimet.

Pasi zunë vendet, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nisën mbledhjen pa praninë e medias.

Ndërkohë në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha paralelisht po zhvillon një mbledhje tjetër.