HomeAktualitet

Berisha “kurdis” Edi Palokën për të fyer përfaqësuesen e SHBA-së: Fatkeqësi që se kupton sa qesharake je bërë

Berisha “kurdis” Edi Palokën për të fyer përfaqësuesen e SHBA-së: Fatkeqësi që se kupton sa qesharake je bërë

Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pasi dënoi gjestin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shtu në foltore kreun në detyrë të PD Enkeleid Alibeaj.

Për këtë, ish kryeministri ka nxjerrë në skenë deputetin e tij Edi Paloka.

‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!’, shkruan Edi Paloka.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh më herët se:

‘Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!’, shkruante Yuri Kim në Twitter.