HomeDebat

Berisha me “demencë” nuk i njeh shifrat! Juridikisht sponsorizimi 6 milionë dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj

Berisha me “demencë” nuk i njeh shifrat! Juridikisht sponsorizimi 6 milionë dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për PD në kontratën me kompaninë “Continental Strategy”, garantor i së cilës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, kalon disa herë limitet e parashikuara në ligjin për financimin e partive.

“Shkelja e dytë ligjore është se çdo subjekt politik s’mund të sponsorizohet nga subjekte private më shumë se 10 përqind të vlerës që financohet nga shteti. 6 mln dollarë kalojnë vlerat maksimale të vetë PD për financimin e fushatës elektorale”, u shpreh Spahiu.

Sipas tij, PD ka shkelur ligjin që vetë ka miratuar që nuk lejon financimin e më shumë se 10 mijë dollarëve nga një person apo subjekt i caktuar.

“Në bazë të ligjit të financimit të partive, kemi me një financim në kundërshtim me ligjin se kalon kufijtë e parashikuar nga ligjit. Nuk mundet një person elektriçist, por edhe miliarder, s’mund të financojë 6 mld dollarë.

Vetë PD e ka votuar këtë ligj. Ligji për financimin e partive është hartuar nga qeveria Berisha, dhe që nuk mund të financohesh më shumë se 10 mijë dololarë dhe më shumë se 10 herë nga buxheti i shtetit”, shtoi Spahiu në një intervistë për Report TV.