HomeAktualitet

Berisha merr ‘peng’ Kuvendin me Facebook, por Basha e injoron keq pas krahëve (Video)

Berisha merr ‘peng’ Kuvendin me Facebook, por Basha e injoron keq pas krahëve (Video)

Seanca plenare është deklaruar e mbyllur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pasi depuetët e PD bllokuan foltoren por Sali Berisha e ka sfiduar.

Ai ka hapur facebook-un e tij live, ia ka dhënë dikujt ta filmojë dhe ka nisur të lexojë nga vendi, fjalimin që kishte përgatitur për ta lexuar në foltore.

Nga pas tij, kreu i PD Lulzim Basha dukej se s’e kishte aq shumë mendjen. Nga pas krahëve të tij, Basha fjalosej me Petrit Vasilin e Nard Ndokën.

Pastaj pa kurrfarë hezitimi ka kapur telefonin e ka zhvilluar një bisedë telefonike për qejfin e vet.