HomeAktualitet

Berisha na kujton katër protestuesit që vrau me 21 Janar: Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë! Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët …nga garda?!

Berisha na kujton  katër protestuesit që vrau me 21 Janar: Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë! Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët …nga garda?!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi të mërkurën protestën e zhvilluar nga opozita një natë më parë. Ai e quajti antiligjor reagimin e policisë ndaj protestuesve që, sipas tij, ishin paqësorë.

“Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër. Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij. Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës”, tha Berisha.

“Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse. Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv. Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë. Dhe një zonjë. Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre”.