HomeAktualitet

Berisha nga Kamza mashtron turmë ndjekësve të “palodhur” me ëndërrat që shikon me sy hapur: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt!

Berisha nga Kamza mashtron turmë ndjekësve të “palodhur” me ëndërrat që shikon me sy hapur: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt!

Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët e Kamzës ju bëri thirrje gjithë shqitarëve t’i bashkohen protestës së PD të thirrur më 10 shkurt.

Në fjalën e tij Berisha tha se 10 shkurti është një ditë mjaft e rëndësishme. Sipas tij Europa dhe shqiptarët presin një mesazh të fortë në 10 shkurt.

“10 shkurti është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Shumë e rëndësishme. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, Shqipëria ishte në tryezë për shkak të Edi Ramës.

Cilat do ishin masat që do merreshin, sigurisht asgjë me ju, me qytetarët. Por me Edi Ramën po. Sepse Edi Rama i faktoi Bashkimit Europian dhe liderëve europianë se nuk ka, nuk njeh normë, parim përveçse vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.

Dhe ata, kjo është e vërteta, ia prunë mesazhin, i kanë sjellë këtu zyrtarë shumë të lartë në vizita të padeklaruara nga institucionet ndërkombëtare dhe ky mesazhet i ka marrë.

Por, ju garantoj se Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve. Po. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve.

Dy protestat tona kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. Sepse kur të tjerët lexojnë për ato që s’kanë ndodhur kurrë, se nuk mundet kurrë një kryeministër t’i imagjinojë se nuk do i heqë imunitetin ministrit apo vetes së tij, në qoftë se kërkon drejtësia”, tha Berisha.