Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama është i mundur vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm të opozitarëve dhe pjesëmarrjes masive në protesta.
“Ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë cdo demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.
Ne jemi forcë demokratike që drejtohemi nga parimet demokratike, ne nuk biem. Nuk bëhemi parti dhune. Besojmë se paqja është fuqi e jashtëzakonshme.
Ne besojmë se Rama, ky regjim i kalbur largohet vetëm kur opozitarët të lanë mënjanë lodhje dhe dëshpërimin e tyre dhe të dalin në shesh cdo ditë. Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën nëse ne i pushtojmë sheshin. Këtë nuk e kemi bërë, na ka munguar. E kemi bërë por me qëllime jo kaq sa këto. Sot jemi para këtij momenti”, tha Berisha.

