HomeAktualitetDebat

Berisha pasi protestës, i qull, i tymos, tani do edhe t’i plevitosi “ushtarët”! Me 10 shkurt premton ngujim në bulevard…. Po e kërkojnë qytetarët

Berisha pasi protestës, i qull, i tymos, tani do edhe t’i plevitosi “ushtarët”! Me 10 shkurt premton ngujim në bulevard…. Po e kërkojnë qytetarët

Teksa ka paralajmëruar një protestë kombëtare në 10 shkurt, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar sot një “ngujim” në Bulevard.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar ai tha se këtë po e kërkojnë qytetarët.

“Janë më qindra demokratë që më thonë “nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën”. Drejt asaj do shkojmë në mënyrë të pashmangshme. Ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët dhe popullin opozitar”, tha Berisha.