HomeAktualitet

Berisha: PD është mbushur me banda, u kërcënuam me armë

Berisha: PD është mbushur me banda, u kërcënuam me armë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot se të rinjtë, mbështetës të tij janë kërcënuar në ambientet e selisë blu nga persona të armatosur.

“Këta të rinj njoftojnë se erdhën dhe i kërcënuan me armë. Këta thonë erdhën e na kërcënuan këtu.

Demokratët nuk ndihen të rrezikuar por ata që merren me banda kriminale. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen shumë rëndë.

Gjithçka po bëjmë për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave. Ky është një akt shumë i shëmtuar, Belind ku janë ata. Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim”, tha Berisha.