HomeAktualitetDebat

Berisha “përmbys” të vërtetën e firmave piramidale në Shqipëri! Padashje, shqiptarëve nuk u kisha asnjë borxh! Fatos Nano bëri gabim që tha ‘do u kthejmë lekët‘

Berisha “përmbys” të vërtetën e firmave piramidale në Shqipëri! Padashje, shqiptarëve nuk u kisha asnjë borxh! Fatos Nano bëri gabim që tha ‘do u kthejmë lekët‘

Në Foltoren që zhvilloi sonte në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati kurajon dhe paturpësinë të deformonte të vërtetën e firmave piramidale në vitin 1997, nga të cilat shqiptarët u zhvatën ekonomikisht, me “bekimin” e kryedemokratit, asokohe President i vendit.

Berisha u përpoq të minimizonte gabimin e tij fatal me dëme të parikuperueshme te shqiptarët, duke thënë se e kishte bërë pa dashje, dhe se qytetarëve të grabitur nuk u kishte asnjë borxh.

“Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t;ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim.

Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë. Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral. Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjuqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj. Nuk mashtroi qytetarët. Mos harroni, rivali im u tha qytetarëve do u rikthejmë çdo qindarkë. Unë thashë asnjë qindarkë nuk mund të kthej sepse një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet kurrë. Qeveria juaj atë borxh nuk e kishte marrë. Kjo ishte e vërteta.”, tha Berisha.