HomeDebat

Berisha po përgatit “boksiera” pensionistë! Tensione në Kryesinë e PD, Jemin Gjana e Aldo Bumçi gati të përleshen fizikisht

Berisha po përgatit “boksiera” pensionistë! Tensione në Kryesinë e PD, Jemin Gjana e Aldo Bumçi gati të përleshen fizikisht

Tensione në mbledhjen e Kryesisë së PD. Aldo Bumci dhe Jemin Gjana kanë pasur një debat të ashpër, deri në tentative për konfrontim fizik.

Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, bën me dije se Gjana është shprehur se ato që sot i qëndrojnë pranë Berishës janë bërë milionerë.

Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e foltores janë bërë milionerë.

Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?

Jemin Gjana: Mos më ndërprit.

Pas kësaj, ata për pak janë përplasur fizikisht.

Në këto momente mësohet se ndërhyn Gazment Bardhi dhe Strazimiri për t’i ndarë