HomeAktualitetDebat

Berisha porosit demokratët të mos u vij turp nga kontrata me LaCivitën: Jemi të fortë kemi miq… paguajmë miliona

Berisha porosit demokratët të mos u vij turp nga kontrata me LaCivitën: Jemi të fortë kemi miq… paguajmë miliona

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka porositur kandidatët për deputetë dhe eksponentët e PD që të mos përfshihen më në debate publike për kontratën e lidhur me strategun amerikan Chris LaCivita, i cili është konsulent i fushatës.

Gjithashtu, ai porosit demokratët që të mos ndjejnë aspak turp nga kontrata me LaCivita dhe të mos bëhen pjesë e debateve të përnatshme në media, të cilat, sipas tij, vetëm sa ndihmojnë qeverinë në zhvendosjen e vëmendjes nga dështimet e saj.

Njoftimi për kandidatët dhe eskponentët e Partisë Demokratike-ASHM:

Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike.

Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump.

PD sot eshte me e forte se kurre sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump.

Në këto kushte:

Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës.

Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.

Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.

Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara.

Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore!

Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!