HomeBlog

Berisha shpreson të shpëtojë nga dosja “Hajdari” përmes një gjyqtari, që shumë shpejt do përballet vetë me drejtësinë! Juristi Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë: Drejtësia vonon, por nuk harron!

Dosja ‘Hajdari’ ka futur në panik ish-kryeministrin Sali Berisha. Madje ai ka filluar të lëvizë të gjithë gurët pasi është thirrur si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë.

Gazeta ka mësuar se Berisha i ka varur shpresat tek gjyqtari kryesor i çështjes, Lazër Sallaku, i cili ka shpëtuar edhe herë të tjera si Berishën edhe Bashën.

Pikërisht pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara, i cili paralajmëron se një ditë edhe Lazër Sallaku do të përballet vet me drejtësinë.

“Lazer Sallaku shpeton Bashen duke pushuar ceshtjen e lobimit rus dhe pastrimit të parave,

Lazer Sallaku pushon ceshtjen lidhur me aferen e privatizimit të CEZ-it,

Lazer Sallaku gjykon ceshtjen Hajdari.

Kjo eshte drejtesia, keto jane qokat qe pushtetaret iu bejne ishpushtetareve.

Megjithate kam besimin e plote se, ky gjyqtar do të perballet edhe vete me drejtesine dikur.

Drejtesia vonon, por nuk harron!”, shkruan Kara.