HomeAktualitetDebat

Berisha sulmon Lulzim Bashën: Unë kur humba dhashë dorëheqjen, ai bën zgjedhje për t’u rizgjedhur

Berisha sulmon Lulzim Bashën: Unë kur humba dhashë dorëheqjen, ai bën zgjedhje për t’u rizgjedhur

Sali Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën gjatë një interviste për Alfred Lelën.

Gjatë intervistës, Berisha ka ngritur në qiell me lavdërime Bujar Nishanin, i cili sot është kundërshtari më i egër i Bashës.

Ai ka thënë: “Më befasoi data 13 qershor, unë prisja shtyrje, jo afrim të datës së zgjedhjeve për kryetarin e partisë”.

I pyetur nëse Basha e dinte që Berisha ishte shpallur “non grata” nga SHBA, ndaj dhe afroi datën e zgjedhjeve për kreun e PD-së, ashtu siç pretendon Bujar Nishani, Berisha tha:

“I takon atij ta sqarojë.

Unë kur humba zgjedhjet dhashë shembullin tim me dorëheqjen”.

Me sa duket, Sali Berisha nuk i’a fal Lulzim Bashën që nuk po e mbron pas shpalljes “non grata” nga SHBA.