HomeAktualitetDebat

Berisha tallet me SPAK… “mesazhin e fundit” për ushtarin e tij më të kamufluar Dumani: E mbylli me faqe të zezë, armiku i egër i pluralizmit! Qytetarët: Pse SPAK ishte parti e koalicionit?

Berisha tallet me SPAK… “mesazhin e fundit” për ushtarin e tij më të kamufluar Dumani: E mbylli me faqe të zezë, armiku i egër i pluralizmit! Qytetarët: Pse SPAK ishte parti e koalicionit?

Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion, është në gjykim për dosjen e aferës Partizani së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, ku Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK, Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

Por pa pikën e turpit ky sharlatan pasi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, lexoi edhe këtë mesazh të fundit që shkroi në letër për Dumanin.

“Shënimi që i lashë armikut të egër të pluralizmit politik, mercenearit të Ramës dhe narkoqeverisë së tij: me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do të thotë fjalën e saj”, tha Berisha.

‘Kapitullin’ 3-vjeçar në krye të SPAK, institucioni që goditi korrupsionin në radhët më të larta të zyrtarëve dhe që e mori edhe vetë atë të pandehur, Berisha thotë se Dumani e mbylli për faqe të zezë, si armik i pluralizmit që arrestoi liderët e opozitës me urdhër të Edi Ramës.

“Altin Dumani do mbahet mend si armik i egër i pluralizmit politik, si njeriu që arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, pa asnjë fakt penal, si persona nën hetim, paradhënie për partinë e tij, edhe pa thirr ndonjëherë në pyetje. A ka bilanc më të zi se ky që shkel kushtetutën, themelin e Kushtetutës, si mercenar për llogari të armës. Ka fshehur dosje, ka mbyllur dosje të Olsi Ramës, Linda Ramës, Edi Ramës, që janë nga më të rëndat. Ka mbajtur në xhep për një muaj mandat arrestin e Elvis Doçit, duke u bëtë Poja i SKAP-it. U bë zëdhënës i Ramës”, vijoi Berisha.

Për kreun e ri të SPAK , thotë se u zgjedh siç e parashikon Kushtetuta, ndryshe nga paraardhësi i tij Dumani.

“Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota”, theksoi Berisha.

Pyetjes nëse do të mbështeste zgjatjen e mandatit për prokurorët e SPAK iu përgjigj kështu.

“Kategorik kundër. 9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë… E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin. E kërkojnë ata që kanë larë para me pronat e tyre si Troplini”, u shpreh Berisha.

Por i menjëhershem ishte reagimi i qytetarëve në rrjetet sociale

beni: 15/12/2025 15:35

sali hajduti….edhe hajdut edhe fodull….ti duhej te ishe ne burg mor qen…..
Përgjigju
Doktori: 15/12/2025 11:40

Sale.Per doktoret thuhet se kane shkrimin e keq,por ti qenke katastrofe fare
Përgjigju
feri: 15/12/2025 11:07

Njeri i peshtire. Plak 80 vjec dhe merr gjithe dynjan neper goje, ca nuk thote.. Si nuk i vjen turp..Ndrysire . njeri me i poster nuk ka. Nga na rra per pjese ky kafshe..
Përgjigju
B*3: 15/12/2025 09:46

Pse nuk eshte edhe ky ne burg si te tjeret?? Apo e mbani te lire e duke dale 100 here dita neper media per spektakel, qe te shohim lajthitjen e tij publike???Po Spak me Dumanin janë në koalicion