HomeAktualitetDebat

Berisha, thirrje të hapur për luftë! Avokati: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues, pritet të arrestohet për “21 janarin”

Berisha, thirrje të hapur për luftë! Avokati: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues, pritet të arrestohet për “21 janarin”

Një ditë pasi deputetët e tij sulmuan fizikisht policët, ndërsa militantët agresivë i quajti luftëtarë të armatosur, Sali Berisha ka bërë thirrje për sulm ndaj selive të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë.

Dhuna e paralajmëruar në këtë nivel është e paprecedentë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, i bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë veprat penale të konsumuara nga Berisha. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga agjencitë ligjzbatuese.

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se protesta e organizuar nga Partia Demokratike nuk kishte asgjë qytetare, por sipas tij, ajo ishte një kryengritje e armatosur që synon përmbysjen e rendit kushtetues me dhunë.

“Problemi është se këto nuk janë protesta të opozitës. Nuk bëjnë protesta partitë, por qytetarët dhe sindikatat.

Me këto veprime që bën Berisha, nuk i bën si opozitë, por këtu jemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe është tipike kriminale për mënyrën si është organizuar dhe si funksionon dhe çfarë ka në përmbajtjeje e saj.

Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues me dhunë. E konsideron kryengritje të armatosur. Kryengritja e armatosur është vepër e rëndë penale”, tha ai.

Ai thekson se Sali Berisha ka vepruar dhe po vepron në interes të Serbisë. Punë ditësh tha avokati, Sali Berisha do të arrestohet për dosjen e “21 janarit”.

“Ai këtë mision ka. Janë pak shqiptarët që i shkojnë nga mbrapa. Ata që kanë maska dhe vendosin çadra që mos t’i shikojë policia, janë specialistë, që Berisha i paguan me lekë ditë për ditë. Sali Berisha vepron në interes të Serbisë.

Sali Berisha punë ditësh do të arrestohet dhe do shkojë në burg për 21 janarin dhe do dënohet me burgim të përjetshëm. Sali Berisha është një tradhtar i kombit shqiptar. Ai është spiun i serbëve”, tha ai./abcnews.al