HomeAktualitetDebat

Berisha zbarkon me ndjekësit e tij në selinë blu për të larguar Bashën, kreu i PD zhvillon mbledhje në zyrën ngjitur

Berisha zbarkon me ndjekësit e tij në selinë blu për të larguar Bashën, kreu i PD zhvillon mbledhje në zyrën ngjitur

Mbledhja në zyrën e Partinë Demokratike po zhvillohet për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Grupin e Punës për zgjedhjet në FRPD. Vetë Basha shihet teksa qesh herë pas here.

Në sallën përballë është ish-kryeministri Sali Berisha me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Në disa metra distancë, të dyja palët zhvillojnë mbledhje dhe pse zyrtarisht kanë paditur njëra-tjetrën dhe pritet të përballen në gjyq.