HomeAktualitet

Berisha zemërthyer publikon videon, ta ketë për Bashën? “Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral”

Berisha zemërthyer publikon videon, ta ketë për Bashën? “Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral”

Sali Berisha duket shumë i lënduar nga dëbimi që i bëri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kjo forcë politike.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video me zemër të thyer dhe me një mesazh:

“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral”, shkruhet mbi videon e përcjellë nga Berisha.

Dëbimi i Berishës nga PD erdhi pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për minim të demokracisë dhe korrupsion për favorizimin e familjarëve dhe aleatëve.