Seanca e së enjtes në Kuvend ishte një “déjà vu” e seancës së 18 dhjetorit 2017 ku opozita u kujdes që të përsëriste historinë.
Ditën e sotme, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit mes flakadanëve e shisheve të ujit që fluturonin sa andej-këtej. 8 vite më parë, Arta Marku u zgjodh Kryeprokurore e Republikës së Shqipërisë në një atmosferë po kaq të ngjashme me tymuese e flakadanë nga deputetët e opozitës.
Kryeparlamentari Niko Peleshi e kaloi çështjen e Endri Shabanit direkt në votim, në mënyrë të ngjashme me Gramoz Ruçin që menjëherë pas votimit për Markun, e deklaroi seancën të mbyllur.
L
‘Të dalluarit’ e opozitës gjatë trazirave të sotme ishin Flamur Noka e Klevis Balliu, të cilëve iu bashkuan Elda Hoti, Klevis Balliu, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Luçiano Boçi, Gjin Gjoni e Bledion Nallbati.
Për Nokën duket si një rikthim para 8 viteve, por asokohe ‘shokët’ e tij ishin Ervin Salianji, i cili për ironi sot “ka shkelur vijën e kuqe” brenda Partisë Demokratike, si dhe Endri Hasa.
Në seancën e ditës, Niko Peleshi u godit me shishe uji, ndërsa para 8 vitesh, kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shënjestruan nga tymueset e flakadanët. Rama u godit edhe nga Monika Kryemadhi e cila përfitoi nga një moment për të hequr këpucën për të goditur kryeministrin.
Një tjetër ‘rastësi’ janë ngjarjet e lidhura me Kosovën. Ditën e betimit të Markut, veteranët e UÇK-së në Kosovë nisën nënshkrimin e një peticioni për t’i kërkuar Kuvendin ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale për Krime Lufte.
Ndërsa Endri Shabani betohej sot mes kaosit, Kosova festonte një lajm të bukur, tashmë të eklipsuar me kujdes nga opozita: prej janarit 2026 do të hiqen të gjitha sanksionet nga BE.
“Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri, dëmi i imazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, tha Balla pas daljes nga seanca.

