HomeAktualitet

Bie edhe sheiku Artan Broci, gjyqtari i Top Channel

Bie edhe sheiku Artan Broci, gjyqtari i Top Channel

Sheiku i Gjykatës së Lartë që “lundron” në miliona euro, Artan Broci, sot ka “rënë” në procesin e Vettingut.

Top Channel pati  nisur një seri raportimesh për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë,  me pretekstin se po ndihmonin procesin e  Vettingut.

Top Channel sulmoi  disa gjyqtarë,  si  Shkëlzen Selimi dhe të tjerë, por, emri gjyqtari Artan Broci, nuk u lakua prej tyre.

Pasuria marramendëse e krijuar për një kohë të shkurtër dhe në formë të dyshimtë, nuk ishte problem për TCH.

Prej disa ditësh mediat raportonin se Top Channel, po bën avokatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci, ndërsa sulmon ashpër kolegët e tij.

Ndër të tjera u ngritën dyshime se Artan Broci kishte mbështetjen e Vjollca Hoxhës  dhe të Ben Blushit, pasi së  shpejti në Gjykatën e Lartë pritej të shqyrtohej çështja e  pronësisë së Top Channel, ku relatori i çështjes ishte vetë gjyqtari Artan Broci.

Pavarësisht pazarave të përfoluara, as Ben Blushi dhe as Vjollca Hoxha nuk e mbrojtën dot nga Vettingu, gjyqtarin Broci.

Ky i fundit sot, me anë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është shkarkuar nga Gjykata e Lartë.