HomeAktualitet

Bie entuziazmi i PD-së në Shkodër, zbulohet se si do zëvendësohet Voltana Ademi

Bie entuziazmi i PD-së në Shkodër, zbulohet se si do zëvendësohet Voltana Ademi

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

Këshilli i ri që do të betohet pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve.

Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, ku rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje dr oge në vitin 2003.Güzel Sözler
Define İşaretleri
Metin2 wiki
Resimli Sözler
Resimli Güzel Sözler